Shumë njerëz besojnë se veprat e mira do t’i bëjnë ata të drejtë me Perëndinë. Fatkeqësisht, nuk ka një tregues të qartë për “mirësinë e mjaftueshme.” Bibla nuk thotë, “Nëse je i mirë shumicën e kohës, je i pranueshëm për Zotin,” apo “Tre vepra të mira do të kompensojnë një vepër të keqe.” A është kjo gjë e mjaftueshme, pa patur një standard përfundimtar për mirësinë?
Bibla na ndihmon të shohim se problemi ynë nuk është mungesa e mirësisë; problemi ynë është çështja e mëkatit. Ne nuk mund ta rregullojmë dot marrëdhënien tonë me Perëndinë, sepse mëkati sjell vdekje dhe mashtrim. Efesianëve 2:1 na mëson se pa Krishtin, ne ishim të vdekur në shkelje dhe në mëkate. 2 Korintasve 4:3-4 zbulon se pa ndërhyrjen e Zotit ne jemi të verbuar ndaj së vërtetës nga zoti i kësaj bote. Ne nuk mund të bëjmë asgjë për tu pajtuar me Perëndinë sepse njerëzit e vdekur nuk veprojnë dhe njerëzit e mashtruar nuk besojnë.